Promovohet libri i Prof.dr.Veton Latifi “Shekulli i ri i politikës shqiptare”
Prej tvteuta14:04, 26 Tetor 2015
Në Galerinë e Arteve në Ulqin mbrëmë në prezencën e një numri të konsiderueshëm të një audience të përzgjedhur, u bë promovimi i librit “Shekulli i ri i politikës shqiptare” të autorit Prof.dr.Veton Latifi.
Moderatori dhe organizatori i këtij evenimenti Tahir Tahiri u shpreh ndër të tjera se ky është libri i parë që përfshinë politikologjinë e shqiptarëve nga koha e pavarësisë e gjer më tani.
Ndërkohë që magjistër Nail Draga shtoi se autori ka trajtuar vlerat dhe parimet e politikës së shqiptarëve gjatë një shekulli,por njëherit jep edhe rekomandimet për modernizimin e politikave publike të shqiptarëve në të ardhmen.
Magjistër Sabri Salaj në kuadër të temës “Vështrim i situatës politike të shqiptarëve të Malit të Zi “paraqiti një kronologji të ngjarjeve “Subjektet politike shqiptare në pluralizmin politik. Për veprën e Profesor Latifin foli edhe Elmaz Isufi.