Kulturë Më shumë

Promovohet dokumentari “T’i rikthejmë artizanatet-Ta ruajmë traditën”

Prej tvteuta18:41, 30 Maj 2021

Promovimi i dokumentarit “Ti rikthejmë artizanatet-Ta ruajmë traditën” në Shtëpinë e Fshatit në   Millë i realizuar nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës –Ulqin mbushi sallën plot.Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të pakicave në Mal të Zi  , drejtori Emir Daciq dhe Valerina Dedvukaj.

Promovimi filloi me një minut heshtje në nderim të jetës dhe veprës së mullaxhiut ,përndryshe protagonistit në dokumentar  Skender Veliqit i cili u nda nga jeta një muaj më herët.

“Është kënaqësi që promovimin e dokumetarit po e bëjmë pikërisht në Millë, në Shtëpinë e Fshatit. Uroj që të jemi një ugur i  mirë, me qënë se jemi të parët që po bëjmë një aktivitet të tillë në këtë ambient , me dëshirën që të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera.Ka muaj që kemi punuar në këtë projekt , me vështirësitë që kemi hasur rrugës si shkak i pandemisë , por në fund besoj se kemi arritur që të bëjmë një punë të mirë” u shpreh  Hatixhe Nelaj drejtoresha e SOS telefonit,njëherit autore e dokumentarit.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Haxhi Sulejmani si dhe drejtori i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të pakicave në Mal të Zi  Emir Daciq.

Në realizimin dokumentarit punuan edhe gazetarja Dafina Teliqi, gazetari Artan Lika si dhe kameramani dhe montazheri Shaban Bajraktari.

Ulqini si qytet dhe zona e Anës së Malit janë të njohur për vlerat e shumta historike dhe kulturore.Në këtë dokumentar u prezantuan katër zanate të vjetra të cilat janë drejtë zhdukjes.

Për protagonistët e dokumetrarit u ndanë mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e trashigimisë kulturore,ndërsa buqetat e luleve shkuan në duar të grave aktiviste.

  • 1

    Radio