Promovimi i librit “Mjekët shqiptar në Mal të Zi’’ të autorit prof. Dr. Gani Karamanaga.
Prej tvteuta14:47, 25 Nëntor 2021
Komuna e Tuzit në bashkëpunim me Këshillin kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal t ë Zi, organizon promovimin e librit – ,,Mjekët shqiptar në Mal të Zi’’ të autorit prof. Dr. Gani Karamanaga.
Aktiviteti do të mbahet ditën e shtunë, më 27.11.2021, në ora 12:00, në hapësirat e QKI “Malësia”, në Tuz.
Për librin do të flasin, Dr. Omer Axhoviq, Dr. Halil Dukoviq dhe Nikollë Berishaj.
Fjalën përshëndetëse do të mbajnë kryetari i KKSH-së, Faik Nika dhe drejtori i QKI ,,Malesia’’, Hajrullah Axhoviq.