Prokuroria heton punësimet në Komunën e Ulqinit
Prej tvteuta15:46, 24 Mars 2016
Prokuroria speciale shtetërore ka filluar hetimet për shkak të dyshimeve se gjatë mandatit të ish- kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka kishte punësim të paligjshme, shkruan gazeta“Dan”, në numrin e saj të sotëm.
Sipas kësaj gazetë, hetimet kryesisht kanë të bëjnë me punësimin e tre këshilltarëve në kabinetin e tij.
Ish kryetari Gjeka për të njëjtën gazetë është përgjegjur se sipas mendimit të tij nuk ka pasur shkelje të ligjit, pasi dy punësimet janë bërë me konkurs të hapur, kurse i treti është anulluar, dhe se kanë pasur mendimin pozitiv edhe të Ministrisë së financave.