Projekt trilateral për emetimet negative

Prej tvteuta17:24, 14 Dhjetor 2021

Në qytetin e vjetër të Ulqinit, sot u mbajt një takim në kuadër të projektit trilateral INTERREG LONETA – Mundësitë Lokale për Teknologjitë e Emisioneve Negative dhe Aplikimet e tyre, në të cilin marrin pjesët Mali i Zi, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Elvir Zeçeviq nga OJQ RDA – UBA, tha për TV Teuta se implementimi i projektit filloi që vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë ka qenë e nevojshme shtyrja e aktiviteteve.

Projekti synon të përmirësojë kushtet e kuadrit administrativ, industrial dhe teknik për zhvillimin e zonave të reja të tregut të gjelbër ndërkufitar në zonën e programit, duke nxitur investime në faza të hershme dhe pilot në teknologjitë e emetimeve negative në këto 3 vende, tha Zeçeviq.

Për shkak të situatës së pandemisë dhe kufizimeve aktuale, partnerët nga Italia nuk mund të ishin prezent, dhe se pjesmarrja u sigurua përmes mjeteve dhe platformave interaktive online.

 

  • 1

    Radio