Kulturë Më shumë

Programi ERASMUS , mundësi e mrekullueshme për të studiuar jashtë vendit

Prej tvteuta15:47, 6 Qershor 2017

Fakulteti për Menaxhim Kadrovik dhe të Inspektimit Detar nga Spliti në bashkëpunim me Fakultetin për Studime Afariste Mesdhetare Tivat, u ofrojnë studentëve mundësinë e shkëmbimit në kuadër të programit Erasmus Plus. Dy studentë të këtij fakullteti nga Ulqini, Mihailo Bullatoviq dhe Marina Dediq, janë pjesë e këtyre shkëmbimeve dhe semestrin veror të vitit akademik 2016/17 e kanë kaluar në Split, ku ata mësuan shumë dhe fituan njohuri të vyera për arsimim të mëtejshëm. “Kjo është përvojë që unë do ta rekomandoja për të gjithë.

Mund të regjistrohet gjithëkush dhe nëse keni potencial dhe pak fat ju ofrohet mundësia të mësoni diçka që nuk mund ta bëni në fakultetin amë”, tha Mihailo Bullatoviq, një student i vitit të tretë.  Pedagogu Vlladan Stanishiq tha se në vazhdim është  regjistrimi i gjeneratës së katërt të studentëve të fakultetit në Ulqin, dhe me këtë rast ftoi të gjitha palët e interesuara që nëse dëshirojnë, për më shumë informacion mund të kontaktojnë shërbimet studentore në Qendrën Kulturore.

  • 1

    Radio