Sociale Më shumë

Probleme me rrymë si pasojë e mos zgjidhjes së çështjes së pronësisë

Prej tvteuta15:27, 14 Korrik 2018

Investimet e bëra nga ana e CEDIS-it në Komunën e Ulqinit, nuk kanë arritur që në një zone të Fushës së Ulqinit ku janë ndërtur hotele,objekte afariste dhe shtëpi që ti furnizojë me rrymë elektrike.

Kjo zonë vazhdon të jetë në terr si pasojë e mos zgjidhjes së çështjes së pronësisë e cila zvarritet nga viti 2008. Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, tha për Televizionin Teuta se beson që mbrenda disa ditëve do të zgjidhet ky problem që dëmton rëndë pronarët e objekteve të ndërtuar në këtë zone atraktive. Ky problem u komentua edhe nga zv.kryeministri Millutin Simoviq gjatë qëndrimit të tij në Ulqin, i cili tha se kjo është dashur të zgjidhej me kohë dhe se  probleme të tilla nuk duhet të ndodhin sidomos kur bëhet fjalë për investime me interes të përgjithshëm.

 

 

  • 1

    Radio