Pritje të gjata në Sukubinë-Muriqan. Rekord kalimesh për këtë kohë të vitit

Prej tvteuta10:31, 21 Tetor 2019

Gjatë kësaj fundjave kalimet në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan kanë qenë të ngadalshme si rezultat i fluksit rekord të njerëzve në të dy anët e kufirit. Të dhënat nga policia kufitare tregojnë se ditën e shtunë në këtë pikë kanë kaluar 6639 persona dhe 1525 automjete, kurse të dielen 7271 persona dhe 1658 automjete, duke krijuar radhë dhe pritje të gjata për të kaluar kufirin.

  • 1

    Radio