Sociale Më shumë

Pritje mbi një orë në kalimin kufitar Sukubinë-Muriqan –radhë të gjata për shkak të masave të reja

Prej tvteuta14:27, 6 Shtator 2021

Nga mesnata kanë hy në fuqi masat e reja të sjellura  nga Republika e Shqipërisë  të cilat po aplikohen  edhe në pikën kufitare Sukubinë –Muriqan, gjë që ka krijuar edhe radhë të auto veturave, meqenëse bëhet edhe  kontrolli i detajuar i dokumenteve të identifikimit.

Nga data 6 shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1.  Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë;
2.  Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve;
3.  Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë transit në Shqipëri .Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave, deklaroi për Televizion Teuta ndihmës komandanti i stacionit policor kufitar në Ulqin Svetisllav Filipoviq  . Ai tha se gjatë muajit gusht në këtë pikë kufitare janë kontrolluar  600 291 udhëtarë, dhe 155 724 automjete.

“Edhe pse kemi pas një fluks të madh të udhëtarëve kemi punuar në mënyrë të përshpejtuar me rekomandim të ministrisë përkatëse, kështu që nuk ka pas  pritje të gjata. Kemi edhe rezultate të mira pune ku gjatë kësaj periudhe kemi zbuluar   7 autovetura të cilat kanë pas dokumentacione të falsifikuara në numrin e shasisë , 2 dokumente që kanë qenë në kërkim të Interpolit,4 patenta shoferi të  falsifikuara , janë bërë edhe shumë kontrolle  me qen për zbulimin e lëndëve narkotike dhe eksplozivit, por në këtë aspekt nuk kemi pas rezultate” u shpreh Filipoviq.

Muajin shtator e karakterizon numër më i vogël i udhëtarëve, për këtë periudhë në këtë pikë kufitare kanë kaluar rreth 35 mijë udhëtarë.

H.Nelaj

  • 1

    Radio