Aktuale Më shumë

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka vizituar sot fshatin olimpik dhe olimpistët tanë.

Prej tvteuta14:12, 27 Korrik 2024

Milatoviq u prit para delegacionit sportiv malazez nga kryetari i Komitetit Olimpik të Malit të Zi Dushan Simonoviq dhe sekretari i përgjithshëm Igor Vushuroviq.

“Pas një ceremonie vërtet mbresëlënëse të hapjes së Lojërave Olimpike, mbërritëm në fshatin Olimpik këtë mëngjes për të mbështetur edhe një herë olimpistët tanë para fillimit të lojërave të tyre. Ju e dini që skuadra jonë këtë vit ka 19 olimpikë të mëdhenj, që ne kemi pritshmëri, por mbi të gjitha është e rëndësishme të marrim pjesë, që ata janë fituesit tanë të mëdhenj duke ardhur këtu. Ne i mbështesim, i inkurajojmë, Mali i Zi është një ekip dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm”.tha presidenti Milatoviq.

Presidenti Millatoviq nga tribuna do t’i bëjë tifo vaterpolistëve tanë të cilët nesër do të luajnë ndeshjen e parë në hapjen e turneut të vaterpolit kundër Kroacisë.
Më vonë gjatë ditës së sotme është planifikuar të vizitojë edhe kryeministri Millojko Spajiq.

  • 1

    Radio