Policia të marrë masa ndaj atyre që nuk respektojnë ndalimin e qarkullimit

Prej tvteuta09:39, 22 Prill 2018

Gjatë ditëve të fundjavës, qarkullimi me automjete  në Ranë është i ndaluar në periudha të caktuara, por kjo rrallë herë respektohet. Nga policia komunale thonë se sa i përket rregullimit të komunikacionit ato nuk mund të ndërhyjnë pasi kjo është kompetencë e policisë së shtetit. Shefi i policisë komunale Saubih Mehmeti, apelon  tek policia e shtetit që të marrë masa por edhe te qytetarët që të repektojnë shenjat e komunikacionit dhe të mos rrezikojnë shetitësit e shumtë që mblidhen në këtë shetitore gjatë fundjavës.

Ndalimi i qarkullimit për automjete në Ranë është i ndaluar të shtunave nga ora 20.00 deri në orën 24.00 dhe të dielave nga ora 12,00 deri në orën 17.00, por mungesa e sanksionimeve ka ndikuar që ky rregull të mos respektohet në shmicën e rasteve.

  • 1

    Radio