Sociale Më shumë

Policët para fëmijëve prezantuan projektin e policisë në komunitet

Prej tvteuta16:41, 28 Shtator 2018

Me rastin e kremtimit të 2 tetorit, ditës së  Ministrisë së Punëve të Brendshme policia kufitare e Malit të Zi për nxënësit e shkollës fillore “Bedri Elezaga” prezantuan projektin e policisë në komunitet në Mal të Zi. Përfaqësuesit e policisë kufitare  për nxënësit e ciklit të ulët prezantuan mjetet e punës së tyre të vëzhgimit si dhe bënë demonstrimin e aftësive të qejve për gjetjen e drogës dhe eksplozivit. Për ti njoftuar më shumë fëmijët mbi këtë projekt foli inspektori i klasit të parë për migracion dhe të huaj Arben Tagani, kurse kontakt efektivi policor Gzim Taipi, për fëmijët sqaroi rolin e policit  dhe ndihmën që ata mund ta kërkojnë nga policët në rast nevoje. Kontakt efektivi policor Hasan Gjenashi beri prezantimin e mjete të punës .

Drejtori i SH.F Bedri Elezaga Arsim Cuca, tha se përformanca e e policisë kufitare për nxënësit e kësajë shkollë është domethënëse dhe mjaft edukative.

 

 

  • 1

    Radio