Sociale Më shumë

Policët mbajtën ligjërata në shkollat fillore të Ulqinit

Prej tvteuta17:05, 20 Nëntor 2018

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës, e cila festohet më 20 nëntor, përfaqësuesit të Departamentit të Sigurisë në Ulqin mbajtën ligjërata në shkollat fillore me temën e të drejtave të fëmijëve dhe dhunës në mes bashkëmoshatarëve.

Inspektori i këtij departamenti Mirza Aliloviq tha për TV Teuta se është shumë e rëndësishme që fëmijët të informohen për të drejtat e tyre, por gjithashtu të njohin edhe shkeljet. “Sot fëmijët janë më shumë se kurrë të ekspozuar ndaj dhunës dhe shkeljes së të drejtave të tyre, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të jenë të lirë ti drejtohen si neve ashtu edhe të tjerëve nëse nuk respektohen të drejtat apo të drejtat e moshatarëve të tyre”, tha Aliloviq.

  • 1

    Radio