Pllakatë me mesazhe ndërgjegjësimi për dëmin nga konsumi i duhanit

Prej tvteuta10:30, 25 Nëntor 2019

Shoqata malazeze për luftën kundër kancerit i ka dhuruar disa pllakata Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, të cilët do të shërbejnë për ngritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve për dëmin që shkakton konsumi i duhanit. Siç kumtohet nga kjo shoqatë, ky aksion bëhet me rastin e miratimit të ligjit të ri për ndalimin e konsumit të duhanit në ambiente të mbyllura, i cili u miratua në muajin gusht. Qëllimi i këtij aksioni është që njerëzit të paralajmërohen se duhani nuk duhet konsumuar jo vetëm në ambientet e mbyllura, por të mos përdoret fare pasi krijon një numër të madh problemesh për shëndetin.

  • 1

    Radio