Sociale Më shumë

Plastika – problemi më i madh në bregdetin e Ulqinit

Prej tvteuta18:31, 15 Shtator 2021

Në kuadër të projektit “Ta pastrojmë bregdetin e Ulqinit nga plastika” , organizuar nga  OJQ Green Life, në bashkëpunim me shoqatën e peshkimit sportiv Neptun nga Ulqini, u realizuan me sukses aksionet e pastrimit të pjesës nënujore të bregdetit. Gjatë aksioneve, zhytësit nxorrën mbeturinat nga uji në zonat Liman I dhe Liman II dhe Plazh të Vogël,  dhe me ndihmën e vullnetarëve u bë analiza e llojit, sasia dhe dhe burimi i mbeturinave të grumbulluara.

Gjatë aksionit u bë pastrimi edhe i një zone pranë kalasë së Ulqinit e cila nuk ishte pastruar kurrë më parë, thonë nga kjo shoqatë. Gjatë aksionit u mblodhën mbi 40 qese të mëdha mbeturinash, çka dëshmoi se uji ashtu edhe toka përmbajnë më shumë mbeturina plastike, ndjekur nga kanaçe, mbeturina me përbërje gome dhe tekstili.  55.1% e totalit ishin shishe plastike, dhe së bashku me të tjerat artikujt plastikë përbëjnë 75.5% të sasisë totale të analizuar deri më tani.

Pas një analize të detajuar të të dhënave të grumbulluara, do të organizohet një tryezë të rrumbullakët në të cilën rezultatet do tu prezantohen institucioneve  do t’i prezantojmë rezultatet institucioneve,  dhe do tu ofrohen  propozime për zgjidhjen e këtij problemi. Kjo çështje shqetëson qytetarët e Ulqinit, por edhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi, turistët dhe vizitorët, duke marrë parasysh se plastika është një nga ndotësit më të mëdhenj të detit dhe oqeaneve, thuhet ndër të tjera nga shoqata “Green Life”.

  • 1

    Radio