Plaçkiten xhamitë në disa zona të Ulqinit dhe Tivarit

Prej tvteuta15:49, 5 Korrik 2018

Pesë xhami në zona të ndryshme të Komunave të Ulqinit dhe Tivarit janë plaçkitur gjatë natës së mbrëmshme, është konfirmuar për Televizionin Teuta nga Bashkësia Islame e Ulqinit.

Sipas njoftimeve bëhet fjalë për xhamitë në Millë, Bojk, Katërkollë, Goranë dhe Peçuricë, nga të cilët janë marrë të hollat e mbledhura nga qytetarët për ndihmë të nevojtarëve. Policia ka hetuar vendngjarjen dhe është kërkim të fajtorëve.

  • 1

    Radio