Aktuale Më shumë

Përurohet libri “Pozita Kushtetuese-Juridike dhe Politike e Shqiptarëve në Mal të Zi Nga Viti 1945-1990” të autorit Hajrullah Hajdari

Prej tvteuta20:07, 2 Dhjetor 2021

Libri i cili është botuar  nga “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, dhe është rezultat i kërkimeve të autorit në arkivat e disa institucioneve shtetërore të Malit të Zi dhe arkiva personale, biblioteka etj.

Objekt i hulumtimeve dhe studimit janë aktet juridike të RSFJ-së dhe Malit të Zi, të institucioneve ndërkombëtare, raporti mes tyre, forma dhe rendi juridik i qeverisjes, veprimtaritë dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore-legjislative, ekzekutive, gjyqësore, administrative dhe politike, roli i politikës në qeverisje, ngjarjet dhe proceset politike dhe gjyqësore me ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve, në veçanti të popullit shqiptar. Objekt i librit janë edhe vuajtjet dhe qëndresa e shqiptarëve në Malin e Zi, zhvillimi kulturor, arsimor e ekonomik në periudhën 45-vjeçare në kuadër të Malit të Zi, si njësi e veçantë e Federatës Jugosllave, e sidomos përpjekjet e tyre për të theksuar identitetin kombëtar, ruajtjen dhe kultivimin e qenies shqiptare në këto troje.

Ky është libri i katërt i autorit Hajrullah Hajdari, i cili më parë ka botuar librat: “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941” (i botuar në vitin 2016), “Ulqini në dokumentat malazeze nga viti 1880 deri më 1915” (i botuar në vitin 2018) dhe “Pronat dypalëshe – të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” (i botuar në vitin 2019).

  • 1

    Radio