Përurohet libri i Jusuf Likës
Prej tvteuta09:54, 4 Prill 2017
Mbrëmë në ambientet e Bibliotekës së Ulqinit u bë perurimi i librit “Qemtime nga historia e Ulqinit” me autor Jusuf Lika. Në këtë përurim morën pjesë figura të shumta nga sfera të ndryshme në mesin e të cilëve ka ishin edhe akademikët Ruzhdi Ushaku dhe Zuvdija Hoxhiq, te cilet librin e vleresuan si nje thesar të vlerave të larta për qytetin e Ulqinit.
Autori Jusuf Lika ne fjalimin e tij të rastit i falenderoi të gjithë të pranishmit dhe i ftoi të gjithë qytetarët që sëbashku të punojme në të mirë të Ulqinit, pasi për ne është vendi më i bukur në botë.