Kulturë Më shumë

Përurimi i librit të Xhemal Pekut; plot emocione për të kaluarën dhe të ardhmen

Prej tvteuta21:04, 22 Shtator 2018

Në Galerinë a Arteve të Qendrës për Kulturë u mbajt përurimi i librit “Detaria e Ulqinit dhe familja Peku” të autorit Xhemal Peku, kapidan i cili jetoi në Durrës por që kurrë nuk e harroi vendlindjen e tij, Ulqinin.

Botimin e librit ai ia la amanet të birit, muzikantit të njohur Ramazan Peku, i cili me shumë emocione foli për jetën e të atit, i cili u nda nga jeta me plot mallë për Ulqinin. Ai i falenderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në botimin e këtij libri shumë domethenës për familjen Peku, në vecanti botuesin Jsuf Likën, studiuesin Ruzhdi Ushakun, si dhe shkrimtarët Hajro Ulqinaku dhe Gani Karamanaga. Përurimi u shoqërua edhe me pjesë muzikore nga mjeshtri Ramazan Peku , kurse për të pranishmit pati edhe një koktej të rastit.

  • 1

    Radio