Kulturë Më shumë

Përmes fotografisë luftohet për  Kriporen e Ulqinit

Prej tvteuta15:21, 3 Gusht 2018

Organizata joqeveritare  ” Martin Schanjder Jacobi ” me në krye Zenepa Likën, kanë ndërmarrë hapin e radhës për ndërgjegjësimin e popullatës për gjendjen e Kripores së Ulqinit.  Kësaj radhë kanë përzgjedhur fotografitë si mjet apo element për të depërtuar tek qytetarët dhe organet kompetente.   Plot 69 fotografi të realizuara nga Adrian Peroviq  do të jenë të ekspozuara në hapesirat e kullës se Muzeut të Kalasë së Ulqinit për të gjithë të interesuarit deri me datë 6 gusht .

Zenepa Lika ideatore dhe organizatore e kësaj ekspozite , tha për TV Teuta se është e lumtur që ia kanë arritur qellimit duke kyçur të rinjtë në çështjet që kanë të bëjnë me Kriporen e Ulqinit dhe interesimi nga ana e publikut nuk ka munguar .

  • 1

    Radio