Sociale Më shumë

Për nji vazhdim të suksesëshëm të sezonit veror 2022

Prej tvteuta00:45, 23 Korrik 2022

Është e nevojshme që ekipet e policisë rrugore të jenë më tepër prezent në oret e paradites në bulevardin Teuta dhe në aksin që të çon per plazhin e madhë,aty po ndodh kryesisht që për shkak të disa afaristave te ndalohet komunikacioni dhe per ketë është e nevojshme të merren masa adekuate. Poashtu në aksin që të çon për qytet në oret e pasdites të jenë prezente ekipet e policisë duke parë që kryesisht aty ndodh gerrçi i madh në komunikacion.

Aktivizimi me intenziv duhet të bëhet edhe nga ekipet e policise komunale duke qenë se ajo shërben edhe si asistence e policisë ashtu edhe si prandaluese. Ështe më tepër se e nevojshme qe afaristët ,shtandet, restaurantet e të tjerët të veprojnë maksimalisht në lirimin e hapsirave publike, sepse ato hapsira shfrytezohen maksimalisht nga pushuesit. Në lidhje me zhurmen ne oret e pasnatëes ajo po ndikon shumë negativ ne rejtingun e akomodimeve tona edhe ne propagandën e Ulqinit si destinacion për pushime verore Ankesat shumë të mëdha, bëhen kryesisht ne vendet ku frekuentojne të rinjt pergjate plazhit te vogel dhe bulevardit teuta. Aty është e nevojshme që asistenca maksimale te vendoset nga Policia dhe Policia komunale. Bulevardi Teuta dhe ura mbi port milene shërbejnë si poligon per sprova dhe gara te makinave te cilat duhen urgjent të prandalohen.
Duke patur prasysh seriozitetin e kohës dhe sezonit turistik është e nevojshme që të gjithë të veprojmë si na takon ,ashtu që duke respektuar njeri tjetrin me veorimtarine tone të mos dëmtojmë komshiun dhe bashkëqytetqrin i cili poashtu po tenton të ketë nje sezon të sukseshseme.

Apeloj që të bashkëpunojmë më tepër me njeri tjetrin me qëllim që të dalim faqebardhë në
shtator.

Fuad Llunji
Kryetar i Asocijacionit të Hoteleve dhe Apartmaneve

  • 1

    Radio