Aktuale Më shumë

Për herë të parë u organizua festivali “Shporta e vjeshtës”

Prej tvteuta13:02, 1 Nëntor 2022

Për herë të parë në komunën e Ulqinit, pikërisht në Parkun publik në Zenelaj u zhvillua festivali i prodhimeve vendore dhe artizanateve “Shporta e vjeshtës- Ulqin 2022”, i organizuar nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë së Malit të Zi.

Shporta e vjeshtës së Ulqinit është më e pasura në Mal të Zi sepse përmbanë agrume, fiq, shegë, ullinj, mjaltë dhe shumë produkte të tjera të cilën komunën tonë e bëjnë të njohur jo vetëm në Mal të Zi por në të gjithë rajonin”, u shpreh në fjalën përshëndetëse kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.

Ndërsa Budimir Mugosha Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë ndër të tjera u shpreh : “Bujqësia është një nga gjërat kryesore që i jep shansë Malit të Zi që të qëndrojë në këto kohë të vështira, e dini që një shtet i cili nuk ka të paktën 50% produkte të veta vendore vështirë të jetë i pamvarur”.

Të shumtë ishin prodhuesit vendorë dhe artizanët të cilët kishin sjellë produktet e veta dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ishin prezent ku patën mundësi që ti provojnë këto produkte.

Ndërsa festivali vazhdoji edhe me këngë e valle.

 

  • 1

    Radio