Aktuale Më shumë

PDS humb Mojkovacin, ruan Petnjicën?

Prej tvteuta22:05, 5 Dhjetor 2021

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale në Mojkovac, Cetinë dhe Petnjicë, të komunikuara nga shtabi i Demokratëve, në Mojkovac, PDS (DPS) e ka humbur shumicën, dhe opozita ka numrat të formojnë pushtetin e ardhshëm.

Sipas këtyre rezultateve, koalicioni DPS-SD-LP, ka marrë 43.89% të votave, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi 24.17%, Demokratët 13.45%, LQ URA 6.11%, lista “Nuk e japim Mojkovacin 6.38%”,  dheMali i Zi i Bashkuar 6.00%

Në Petnjicë PDS(DPS) pritet ta ruaj shumicën absolute, pasi sipas rezultateve paraprake ka marrë 17 mandate, Partia Boshnjake 6, SPP 3, Demokratët 2, Socialdemokratët 2, dhe Partia Socialdemokrate 1 mandat.

Në Cetinë po ashtu pritet fitore e PDS(DPS), por e cila sipas disa publikimeve në media ka pësuar rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara, dhe do t’i duhet të bëjë koalicione për të mbajtur pushtetin. Sipas rezultateve preliminare PDS ka marrë rreth 43%, Partia Socialdemokrate 22%, LQ URA 11%, Demokratët 10%, Garda e vjetër e liberalëve rreth 9%, dhe Socialdemokratët 3.8%

  • 1

    Radio