PD festoi përvjetorin
Prej tvteuta10:30, 12 Dhjetor 2016
Partia Demokratike e Shqipërisë kujtoi dje përvjetorin e krijimit të saj. Në këtë përvjetor, Lulzim Basha, si kryetar i saj, lajmëroi një hapje të re të partisë në takimin e organizuar në sheshin para selisë së re të kësaj partie.
Kryetari i PD-së theksoi se kjo parti do të krijojë mundësinë për konkurrencën e alternativave brenda partisë, në mënyrë që çdokush që ka vizion të konkurrojë që vizioni i tij të bëhet i partisë. Basha shtoi edhe se do të shkurtohet mandati i kryetarit.
“Ne mund t’i ofrojmë qytetarëve një model të ri politik, ku levat e fuqishme të kontrollit në demokraci të kenë hapësirën dhe mundësinë të kontrollojnë çdo vendim të qeverisë së ardhshme. Modeli i ri nuk duhet të mbështetet në fasadë dhe propagandë, por në punë dhe interesin publik”, tha Basha.