Aktuale Më shumë

“PB mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj reformave të BE-së”

Prej tvteuta13:06, 27 Tetor 2024

Kryetari i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviç ka folur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për reformat që po zbaton Mali i Zi në rrugën e anëtarësimit në BE, për mbështetjen që KE i jep Qeverisë së Malit të Zi në zbatimin e reformave kyçe, si dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së fokusit të Qeverisë dhe Kuvendit në përmbushjen e agjendës evropiane për të zbatuar reformat me dinamikën e dëshiruar. Kështu ka bërë të ditur Partia Boshnjake.

“U konstatua se dinamika e reformave të bëra nga Qeveria e Malit të Zi është e mirë, se Mali i Zi ka përgatitur qëndrime për mbylljen e disa kapitujve të negociatave, se synimi për mbylljen e të gjithë kapitujve deri në vitin 2026 dhe hyrjen në BE deri në vitin 2028 është shumë ambicioz, por një objektiv që mund të arrihet me ritme të mira përmes reformave dhe fokusimit në axhendën evropiane”, theksoi PB.

Siç thuhet në njoftim, von der Leyen theksoi se KE-ja mbështet fuqishëm Qeverinë e Malit të Zi në zbatimin e reformave dhe se do t’i ofrojë Malit të Zi të gjithë mbështetjen e nevojshme për harmonizimin e plotë me BE-në.

“Partia Boshnjake mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj reformave të BE-së dhe do të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve në Mal të Zi që e bëjnë Malin e Zi një shtet të barazisë, sundimit të ligjit, drejtësisë sociale dhe e çojnë atë drejt anëtarësimit të plotë në BE”, thekson Partia Boshnjake.

  • 1

    Radio