Sociale Më shumë

Pazari i Vitit të Ri në shkollën “Boshko Strugar”: Mjetet e mbledhura do të shkojnë për shkollat në Durrës

Prej tvteuta16:41, 21 Dhjetor 2019

Pazari i Vitit të Ri i cili organizohet për të shtatin vit nga nxënësit e shkollës fillore “Boshko Strugar”, këtë vit ka edhe karakter humanitar. Ashtu si edhe vitet e kaluara, edhe pazari i sivjetëm mblodhi shumë vizitorë, për të cilët nxënësit kishin përgatitur orendi, suvenirë dhe ushqime të ndryshme. për çka patën edhe ndihmën e prindërve dhe mësimdhënësve. Drejtori i kësaj shkolle, Mio Androviq, në fjalën e tij shprehu kënaqësinë për vazhdimsinë e mbajtjes së pazarit,dhe njoftoi se mjetet e mbledhura, së bashku me donacionet e stafit mësimdhënës, do të ju dhurohen shkollave në Durrës, të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

  • 1

    Radio