Paviqeviq dyshohet se ka dëmtuar Postën për 2.5 milion euro

Prej tvteuta09:50, 26 Mars 2018

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në lidhje me dyshimet se ish kryetari i Tivarit, Zharko Paviqeviq, ka dëmtuar Postën e Malit të Zi në masën prej 2.5 milionë eurove. Hetimet veç kanë filluar dhe në këtë drejtim janë marrë në pyetje 8 persona. Përveç Paviqeviq, për ektivitete të paligjshme dyshohen edhe ish drejtoresha e kompanisë së tij, Enti për ndërtimin e Tivarit, Danijella Krkoviq dhe vlerësuesit të pasurisë Rafael Vreteniçiq.

Hetimet janë nisur në bazë të padisë së inicuar nga Posta e Malit të Zi, e cila pretendon se kompania e Paviqeviq nuk ka kryer deri në fund obligimet e marra për ndërtimin e kompleksit të ndërtesave në Tivar, vlera e të cilëve ishte 4.3 milinonë euro , por ka kryer vetëm 45% të punimeve.

  • 1

    Radio