Sociale Më shumë

Pashkët le të ringjallin zemërgjerësinë, respektin dhe dashurin në mes njëri-tjetrit

Prej tvteuta21:53, 31 Mars 2018

Argjipeshkvi i Tivarit, Rrok Gjonlleshaj i uroj të gjithë besimtarëve krishter si në vendin tonë, ashtu dhe në diasporë Pashkët. Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, respektin, tolerancën dhe dashurin në mes njëri-tjetrit, ishte mesazhi i tij. “Të gjithë të cilët besoni në ringjalljen e Krishtit, jeni të thirur në gëzimin e amshuar, duke larguar të keqen dhe duke bërë mirë jemi të thirur në gëzim, në hare, në lumturi, në falenderim, duke mos dyshuar në bamirësi, mirësi, respektin, bujarinë, kujdesin që kemi për kishën, për familjen dhe për njeriun, nevojtarin, duke i çmuar këto vlera, duke e pasur parasyshë dhe fenë e gjallë që keni dhe duke lutur Zotin, Jezu Krishtin e ringjallur që këto vlera dhe fenë tuaj ta shtoj, ju ndaj bekimin tim” shtoj Gjonlleshaj.

  • 1

    Radio