Partitë e pakicave do të votojnë për shkarkimin e Krivokapiq
Prej tvteuta10:17, 22 Shkurt 2016
Deklaratë nga takimi i Partisë Boshnjake, Forcës dhe HGI , datë 22.02.2016.
Partia Boshnjake, FORCA dhe HGI do të mbështesin shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq
Përfaqsuesit e Partisë Boshnjake, Forcës dhe HGI- së do të nënshkruajnë nismën e votimit dhe do të votojnë për shkarkimin e Presidentit të Parlamentit Ranko Krivokapiq.
Ky është vendim i përbashkët i kryetarit të Partisë boshnjake Rafet Husović, Forcës Nazif Cungu dhe HGI-së Marija Vuçinovic , marrë gjatë takimit të tyre në Tivar, ku u diskutua për gjendjen aktuale politike në Mal të Zi.
Në takim është vlerësuar se partitë e pakicave kanë dhënë një kontribut të madh gjatë dialogut të fundit parlamentar në përpjekje për arritjen e një konsensusi dhe kompromisi, dhe shprehin keqardhje për dështimin e negociatave.
Duke pasur parasysh se Partia Socialdemokrate nuk ka përkrahur qeverinë me  votëbesim në Parlament, dhe duke shkelur marrëveshjen e koalicionit  u bashkua me opozitën,  e gjejmë të arsyeshme nismën për shkarkimin e  Kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq
Deputetët e Partisë Boshnjake, Forcës dhe HGI-së do ta nënshkruajnë këtë iniciativë dhe do ta votojnë në Kuvend.
Shërbimi informativ i  Partisë Boshnjake, Forcës dhe HGI-së.