Paraburgim për kërcënimin ndaj Abazoviqit
Prej tvteuta16:12, 19 Shtator 2021
– Gjyqtari hetues i Gjykatës Themelore të Cetinës pranoi propozimin e zyrës së prokurorit vendor dhe urdhëroi paraburgim deri në 30 ditë për Milosh Vasileviqin , i dyshuar për rrezikimin e sigurisë së zëvendëskryeministrit të Malit të Zi , Dritan Abazoviq.
Sipas Vijesti, prokurori urdhëroi që Vasileviq të arrestohet për shkak të rrezikut që me mbetje në liri mund përsëriste krimin ose të përfundonte krimin me të cilin kishte kërcënuar.
Vasileviq u arrestua nën dyshimin se ai të martën në Cetinë shqiptoi ofendime dhe kërcënime të rënda kundër Abazoviqit .