Kulturë Më shumë

„Panairi i librit – Ulqin 2021“ fillon të enjten: JUBILEU KËTË VITË – EDICIONI I 20-të

Prej tvteuta14:53, 26 Korrik 2021

Këtë të enjte, 29 korrik 2021, në orën 20.30, në Ranë, fillon ngjarja tradicionale kulturore ndërkombëtare “Panairi i Librit – Ulqini 2021”, organizuar nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, Instituti i Librit dhe Promocionit nga Tirana dhe Qendra Kulturore e Ulqinit.

Kjo ngjarje shënon edicionin e 20-të, do të zgjasë pesë ditë, pra deri më 2 gusht.

Gjatë panairit, do të organizohen mbrëmje letrare kushtuar të mëdhenjve të fjalës së shkruar, Radovan Zogoviq dhe Rudolf Marku.

Përndryshe, kjo ngjarje është organizuar në Ulqin që nga viti 2001, ku më shumë se 50 ekspozues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina dhe vendet e tjera të rajonit prezantojnë rregullisht botimet e tyre.

“Panairi i Librit” deri më tani është hapur nga emrat më të njohur të letërsisë, si dhe udhëheqësit e Malit të Zi dhe Shqipërisë, përkatësisht Presidenti Filip Vujanoviq, Rexhep Mejdani, Aleksander Mojsiu, Bamir Topi, dhe disa ministra të kulturës dhe arsimit nga rajoni.

Këtë vit, ajo nderë do t’i takoi drejtuesve të akademive të shkencave dhe arteve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. Sigurisht që do të jetë një mundësi që ato në Ulqin të diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e kulturës midis vendeve tona.

  • 1

    Radio