Pa punë 242 magjistra dhe 11 doktora shkencash

Prej tvteuta10:03, 11 Prill 2018

Në Mal të Zi janë të papunë 242 magjistra dhe 11 doktora të shkencave , tregojnë të dhënat e Entit për Punësim.

Nga ky institucion kanë njoftuar se aktualisht janë të regjistruar si të papunë gjithsejt 5630 persona me shkollim të lartë, më së shumti në Podgoricë, Nikshiq, Tivar dhe Bijello Polje. Në nivel të Malit të Zi janë të regjistruar gjithsejt 46.200 të papunë , 11.2% më pak se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

  • 1

    Radio