Orban: Marrëveshja që Mali i Zi të mbyllë kapitujt deri në dhjetor, BE-ja ka nevojë për zgjerim

Prej tvteuta12:50, 24 Tetor 2024

Mali i Zi është më i gatshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një hap të madh përpara në këtë rrugë, tha kryeministri i Hungarisë Viktor Orban. Në një takim me kryeministrin Millojko Spajiq në Budapest, ai tha se kanë rënë dakord që deri në dhjetor të mbyllen disa kapituj të negociatave. Kryeministri Spajiq tha se Mali i Zi ka arritur progres të pandalshëm dhe do të jetë gati për anëtarësim në vitin 2026, dhe më pas anëtar i plotë i BE-së në vitin 2028.

Orban theksoi se në situatën aktuale ndërkombëtare konkurrueshmëria e BE-së është në rënie dhe se duhet bërë diçka për ta ndryshuar atë. Përgjigja e Hungarisë për këtë është vazhdimi i procesit të zgjerimit

“Mali i Zi është më i përgatituri, dhe për këtë ka shumë arsye, por edhe fakte, sepse shumë kapituj tashmë është dashur të mbyllen, por Bashkimi e ka lënë pas dore politikën e zgjerimit. Gjatë presidencës së Hungarisë, ne jemi të vendosur të ndryshojmë situatën dhe të mbështesim Malin e Zi në përparimin e tij drejt BE-së. Ne ramë dakord që çdo gjë të arrihet deri në dhjetor për të mbyllur disa kapituj të negociatave dhe ka ende disa kapituj që mund të hapen, sepse Mali i Zi ka bërë një hap të madh në rrugën drejt BE-së”, tha Orban.

Spajiq u përgjigj se e vlerësonte ndihmën e Hungarisë në rrugën drejt BE-së.

“Dhe ne jemi të lumtur të dëgjojmë se Hungaria do të bëjë përpjekje të mëdha për t’i bërë Malit të Zi një konferencë ndërqeveritare tashmë në dhjetor për të mbyllur kapitujt. Kjo do të thotë se vetëm një vit pas marrjes së IBAR-it, Mali i Zi ka arritur përparim të pandalshëm dhe do të jetë gati për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2026, dhe më pas një anëtar i plotë në 2028″, përfundoi Spajiq.

  • 1

    Radio