Opozita bojkoton protestën e Frontit Demokratik
Prej tvteuta09:48, 24 Shkurt 2016
Nga partitë opozitare kanë njoftuar se nuk do ti bashkangjiten protestës së Frontit Demokratik të planifikuar pët ditën e shtunë.
Nga Lëvizja Qytetare URA thonë se nuk do të marrin pjesë në asnjë protestë e cila nuk organizohet në nivel të gjithë opozitës, kurse nga Partia Socialdemokrate deklarojnë se nuk do të paraqiten në protestë pasi janë të përkushtuar drejt dialogut insitucional për tejkalimin e problemeve.
Nga Demos dhe PSP nuk janë shprehur haptas, por nga burime jozyrtare mësohet se krerët e tyre nuk do të marrin pjesë në protestë.