Sociale Më shumë

Oldtimer Fest për të 11-herë në Ulqin

Prej tvteuta16:38, 16 Qershor 2018

Manifestimi tashmë tradicional “Oltimer Fest” u organizua për të 11-tën herë në Ulqin , me çrast para qytetarëve dhe vizitorëve parakaloi kolona e makinave nga vitet e arta të automobilizmit, kur makinat nuk ishin vetëm nevojë, por kënaqësi dhe privilegj. Organizatori Dasho Draga, tha për Televizionin Teuta se edhe këtë vit me përkrahjen e Organizatës Turistike dhe Komunës së Ulqinit kanë arritur të organizojnë këtë manifestim tradicional, i cili shënon edhe fillimin e sezonit turistik.

Drejtori i Organizatës Turistike , Fuad Haxhibeti, tha se manifestime të tilla janë gjithmonë të përkrahur nga kjo organizatë, pasi pasurojnë ofertën turistike të qytetit dhe e bëjnë atë më tërheqës për vizitorët. Makinat e vjetra të parkuara në shetitoren e Ranës, tërhoqën vëmendjen e mjaft kalimtarëve, të cilën nuk ngurronin që këtë ekperiencë ta dokumentonin edhe me foto personale.

  • 1

    Radio