Sociale Më shumë

OJQ RDA-UBA: Projekti për forcimin e shoqërisë civile

Prej tvteuta10:38, 6 Gusht 2018

OJQ Agjensioni për Zhvillim Rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni filloi realizimin e projektit „Sektori civil i qëndrueshëm i Ulqinit për një mjedis më të mirë“, i cili ka për qëllim të forcojë organizatat e shoqërisë civile dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin e vendimmarrjes në fushën e mbrojtjes së mjedisit në Ulqin.

Në kuadër të këtij projekti, të mërkuren me datë 01.08.2018. në sallën e vogël të Komunës së Ulqinit u realizua trajnimi për organizatat e shoqërisë civile për mekanizmat e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Në trajnim morën pjesë përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e mjedisit jetësor por edhe ato që kanë në qendër të vëmendjes proçeset e avokimit publik dhe aktivitete të ngjashme shoqërore. Ky projekt mbështetet nga programi për dhënien e granteve “Komuniteti im – një komunitet më i fuqishëm” i cili është pjesë e projektit me të njëjtin emër dhe financohet nga Bashkimi Europian përmes delegacionit në Mal të Zi.

 

  • 1

    Radio