Sociale Më shumë

OJQ “Integriteti”: 16 ditë aktivizëm për dhunën ndaj gruas

Prej tvteuta17:11, 10 Dhjetor 2019

Pa dhunë në komunitetin tonë është projekti i parë me të cilin OJQ Integriteti startoi punen e vet. Me perkrahjen e UNDP-se ne Mal te Zi , organizuan panelin me teme 16 ditet e aktivizmit kunder dhunes ndaj gruas, date e cila shenohet ne mbare boten nga data 25 nentor e deri me 10 dhjetor. Ne aktivitetin permbylles te fushates se 16 diteve te aktivizmit , u paraqiten te dhenat e anketimit te realizuara ne Ulqin , Tuz e Kraje , lidhur me prezencen e dhunes ne keto treva me shumice te popullates shqiptare. Nga OJQ Integriteti, Arta Paleviq u shpreh se per kete projekt eshte punuar intenzivisht  duke qene se nje nder qellimet ishte edhe njoftimi i institucioneve perkatese me implementimin e deritanishem te Konventave dhe Protokolleve te cilat I ka nenshkruar dhe ratifikuar Mali i Zi. Ligjeruesja Natasha Vukoviq, psikologe dhe eksperte ne fushen kunder dhunes e aktualisht pjestare e grupit punues per ndryshimet dhe plotesimet ligjore te cilat e trajtojne fushën e dhunes, foli mbi ate se nuk duhet te ekzistojë frike te flitet për dhunën. Shoqeria jone ka nevoje per mbeshtetje institucionale me qellim qe kjo dukuri te zbutet dhe te jete shembull ne implementimin e kerkesave te standarteve evropiane.

  • 1

    Radio