OJQ ,, DIELLI” do të prezantohet me punime artizanale në panairin e organizuar nga Qendra për kulturë
Prej tvteuta10:19, 30 Qershor 2021
OJQ ,, DIELLI” do të prezantohet me punime artizanale autoktone në panairin e organizuar nga Qendra për kulturë që do të mbahet me 2 dhe 3 korrik.
Ulqini është një qytet me tradita të hershme në fushen e punimeve artizanale, por gjat tranzicionit dhe zhvillimeve teknologjike artizanati u la pas dore, një pjes e punimeve artizanale pothuajse u harruan.
Sot janë të rralla femrat nga Ulqini, rrethina që punojnë në vek, qendisin, thurin çorapa, xhempera, qilima të mrekullushem siç punonion nanat, gjyshet tona.
Ne me pjesmarrje në panair duam të bëjmë përpjekje për të ringjallur traditen në fushën e artizanatit artistik, si një mundësi për rritjen e punsimit dhe ruajtjen e traditës.
Ne duam të nxisim të rejat të mbajnë gjallë, trashigojnë këtë traditë shekullore dhe unike të vendit tone
Vetem duke ju përcijellur të rejave dijet dhe ekspriencat në fushën e artizanatit do të mundemi të mbajm gjallë traditen shekullore dhe unike të vendi tonë.
Është momenti i fundit se shumë gjyshe, nëna si kemi më, me to po na vdes edhe trashigimija kulturore që një popull e mban gjallë, thuhet në kumtesën e nënshruar nga kryetarja e shoqatës Lumnije Bisha.