Sociale Më shumë

Nxënësit e shkëlqyer janë shembull i mirë për shoqërinë

Prej tvteuta14:41, 26 Mars 2018

Gjatë shkollimit fillor, por dhe të mesëm të gjithë mundohen që të mësojnë, kush më pak e kush më shumë, por që të gjithë kanë një synim të bëhen dikushi në jetë. Që të arrihet ky qëllim shpenzohen orë të tëra, apo edhe netë pa gjumë duke mësuar në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira. Ky është rasti i Ema Millës, nxënëses së vitit të IV-të të shkollës së mesme “Vllazërim Bashkim” në Ulqin, e cila ditë më parë u shpall dhe nxënësja më e mirë e këtij institucioni arsimor. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” për të folur për shkollimin e saj gjërë më tani, foli për gjithë përkushtimin që e ka bërë për të arritur sukses. Ajo thotë për mësimin se e ka pasion, motivohet nga ajo që çdo herë dëshiron të mësoj diçka të re, të jetë e informuar mbi të gjitha, mbi të kaluarën, por dhe të ardhmen. “Çmimi nxënësja më e mirë është vetëm vlerësim i punës së saj katër vjeçare”, kështu shprehet Ema Milla .

Dëshiron shumë që në të ardhmen të bëhet mjeke dhe për këtë arsye ka aplikuar për bursë në Gjermani. Ajo shpreson që do të pranohet në ndonjërin universitet pasiqë i plotëson kushte, sukses shembullor dhe njojhe të gjuhës gjermane në nivelin C1 që është niveli më i lart që mund të arrihet në Mal të Zi. Nëse nuk do të pranohet në Gjermani, atëherë do të aplikoj në Podgoricë, apo kryeqytetet e shteteve fqinje të Malit të Zi.

Nxënësit e shkëlqyer janë shembulli i një modeli për të gjithë .

  • 1

    Radio