Numri i rasteve në Ulqin shkon në 5. Marnikoviq: Situata epidemiologjike është nën kontroll

Prej tvteuta14:16, 27 Mars 2020

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Komunën e Ulqinit ka shkuar në 5, por situata epidemiologjike ndodhet nën kontroll, tha për TV Teuta, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Pavle  Marnikoviq.Sipas tij, masat të cilat janë ndërmarrë me kohë kanë treguar rezultat, por akoma duhet të tregohet kujdes dhe  qytetarët duhet të vazhdojnë t’u përmbahen rregullave të caktuara. Mjeku epidemiolog e vlerëson se duhet apo jo të bëhet testimi i pacientëve që shfaqin simptoma dhe se analizat bëhen nëpër shtëpia duke respektuar rreptësisht masat mrojtëse. Nëse rezultati del pozitiv e gjithë familja është e obliguar të izolohet, thotë Marnikoviq. Stafi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit është në shërbim të qytetarëve, por pacientët munden përmes telefonit të marrin këshilla nga mjeku i zgjedhur për të shmangur vajtjen në këtë institucion , e në këtë mënyrë ruajnë vehten dhe të tjerët. Marnikoviq shprehu falenderim për ata që në mënyrë vullnetare ndihmojnë përmes qepjes së maskave apo në ndonjë formë tjetër, e sidomos për stafin mjeksor që ndodhet  në krye të detyrës. Ai gjithashtu apeloi tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe distancën sociale, në mënyrë që t’i bëhet ballë kësaj sëmundjeje.

  • 1

    Radio