Aktuale Më shumë

Nuk ka koalicion me ata që mohojnë malazezët

Prej tvteuta09:18, 7 Dhjetor 2021

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Borisllav Banoviq tha se zyrtarisht nuk kanë marrë ftesë nga asnjë parti për negociata për formimin e qeverisë në Cetinë. Ai në programin e mëngjesit të RTMZ tha se është e pamundur të bëhet koalicion me partitë që mohojnë malazezët apo ndonjë komb në Mal të Zi, apo ata që janë pro konfiskimit të pronësisë mbi Manastirin e Cetinës.

Banoviq tha gjithashtu se mund të bëjnë koalicion vetëm me subjekte që ushqejnë vlerat antifashiste dhe respektojnë identitetin kombëtar dhe fetar. Ai po ashtu tha se ishte mirë që SDP-ja gjendet në një pozicion politik në të cilin kishte interes për bashkëpunim nga të gjitha anët.

 

 

  • 1

    Radio