Nrekiq :Punimet në rrugë  po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar

Prej tvteuta17:04, 6 Korrik 2018

Punimet në rrugën rajonale Krythë-Ulqin janë duke u zhvilluar me ritmin e duhur dhe shumë shpejt do të kryhet asfaltimi i fazës së parë që do të lehtësojë më shumë qarkullimin e komunikacionit,  tha për Televizionin Teuta kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq.

Ai hodhi poshtë pretendimet se rruga nuk mund të kalohet, dhe se pengesa ka vetëm tek tuneli, kurse ndalimi për komunikacion vlen nga mesnata deri në 6.00 të mëngjesit. Nrekiq tha se ka qenë skeptik që ky aks rrugor do të përfundohet në këtë ritim,andaj disa herë ai ka qenë në terren me bashkëpunëtorët e tij për tu njohftuar nga afër me ritmin e zhvillimit të punimeve Ditën e hënë Komunën e Ulqinit do ta vizitojë zëvendës kryeministri Millutin Simoviq i cili për së afërmi do të njihet me ritmin, dhe zhvillimin e punimeve në këtë aks rrugor.

  • 1

    Radio