NP “Veprimtaritë Komunale” – pastron muret e Kalasë
Prej tvteuta13:49, 29 Prill 2016
Në vazhdën e aktiviteteve të veta NP “Veprimtaritë Komunale” ka ndërmarrë aksionin për pastrimin e mureve të Kalasë së Ulqinit. Pjesa e përparme e Kalasë është pastruar gjatë ditës sësotme. Puntorët të cilët ishin në teren për Televizionin Teuta thanë se kanë arritur që të bëjnë heqjen e barit dhe drunjve deri në atë lartësi sa kanë kapacitet makineritë e ndërmarrjes. Aksioni i pastrimit do të zgjasë deri sa të pastrohen të gjitha faqet e mureve.