Sociale Më shumë

NP “Veprimtaritë Komunale”: Nënshkruhet kontarata e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Prej tvteuta15:57, 18 Tetor 2019

Në hapësirat e ndërmarrjes “Veprimtaritë Komunale” sot u nënshkrua kontrata  e bashkpunimit  ndërmjet Asociacionit “Pamkos” nga Kosova,dhe “Shoqatës së Ndërmarrjeve Komunale “të Malit të Zi. Duke pasur parasyshë që mbeturinat  dhe deponitë nuk janë problem mbrenda shtetit por janë problem ndërkombëtar dhe se të gjitha mbeturinat  që hidhen në lumej  nga një shtet përfundojne në detin Adriatik , është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërkufitarë me nënshkrimin e një marrëveshje të tillë, tha drejtori i ndërmarrjes komunale në Ulqin, Skender Kaleziq. Si shembull ai përmendi ndotjen e lumit Buna nga shteti fqinj para disa ditëve. Ky lloj bashpunimi Mai i Zi e ka me Bosnje Hercegovinën,Kroacinë,Slloveninë,Serbinë,dhe prej tani edhe me Kosovën. Në Mal të Zi mbrenda 5 viteve në këtë fushë nga Fondet e Bashkimit Evropian  pritet të investohet 500 milion euro ,ku Komunat do të aplikojnë  me projekte të veta për menaxhimin e mbeturinave  dhe deponive ,që do të lehtësojë funksionimin e ndërmarrjeve.

  • 1

    Radio