Sociale Më shumë

NP “Veprimtaritë Komunale” hasin pengesa në infrastrukturë dhe në mos respektimin e ligjit

Prej tvteuta17:47, 9 Tetor 2018

Ndermarrja Publike “Veprimtaritë komunale”  punën gjatë sezonit tursitk e ka zhvilluar me tre turne, duke u angazhuar kështu maksimalisht që tu ofrojnë shërbim cilësor qoftë banorëve të komunës së Ulqinit ashtu edhe pushuesve të cilët vijnë nga vende të ndryshme .Megjithate pengesa dhe probleme dihet se ka në çdo punë e penges për të zhvilluar punën e tyre kjo ndërmarrje ka hasur në infrastruktuë shprehet për Televizionin Teuta  drejtori Skender Kaleziqi.

Problem bëhen më të mëdha atëher kur edhe ligji nuk respektohet në masën e duhur.Bashkëpunimi me hotelierët nuk rezulton plotësisht i kënaqëshëm ku 18 prej tyre nuk nënshkruan kontratë me këtë ndërmarrje, ku Kaleziq shprehet se nënshkrimin e një kontrate të tillë e parasheh ligji, dhe në te ardhmen shpresojnë se dë te ketë rrespektim më të madh të ligjit.Situatë më e mirë është ajo e nënshkrimit të kontratave me plazhistat.

Pjesa e pas plazheve vazhdon të jetët problem ku hedhja e mbeturinave bëhet me të madhe. Drejtori i NP “ Veprimtaritë Komunale” shprehet se ajo pjesë i përket zonës së të Mirave Detare. Mjetet nga Të Mirat Detare  deri tani i janë derdhur Komunës së Ulqinit dhe nga kjo gjë NP “Veprimtaritë Komunale” ka humbur mbi 800 000 euro deklaron për Televizionin Teuta Skender Kaleziqi.

  • 1

    Radio