Sociale Më shumë

NP të Mirat Detare: Thirrje pronarëve të objekteve në Bunë për të shlyer detyrimet

Prej tvteuta10:33, 9 Gusht 2018

Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave detare në Mal të Zi informon pronarët e strukturave të përkohshme në brigjet e lumit Buna, të cilat nuk kanë lidhur Marrëveshjen për Përdorimin e të mirave detare, ose nuk kanë rinovuar Aneksin e Marrëveshjes për vitet 2017 dhe 2018, që ta bëjnë të njëjtën gjë në kohë sa më të shkurtër të mundshme dhe do të shlyejnë detyrimet që rrjedhin nga përdorimi i hapësirës për vitet përkatëse.

Përndryshe, e drejta e përdorimit të tyre do të pushojë së ekzistuari si dhe nevoja që këto lokacione të parashikohen nga Programi për lokacionet e përkohëshme në këtë zonë .Nga kjo ndërmarrje thonë se programi pesëvjeçar është në përpilim e sipër dhe shfrytëzuesit që nuk kanë shlyer detyrimet duhet ta bëjnë sa më parë, përnryshe humbasin të drejtën ligjore për shfrytëzimin e këtyre objekteve në të ardhmen.

  • 1

    Radio