Një tërmet me magnitudë 4.9 goditi Izmirin
Prej tvteuta10:27, 4 Nëntor 2022
Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter goditi Buçën në provincën turke të Izmirit.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se 31 persona janë paraqitur në spital për shkak të panikut të shkaktuar nga tërmeti që goditi zonën në orën 03:20 të mëngjesit me orën lokale, raporton Anadolu Agency.
Sipas tij, tre persona të lënduar janë duke u trajtuar, ndërsa njëri ndodhet në gjendje të rëndë.
Sojlu ka konfirmuar se nuk ka viktima.
Si pasojë e tërmetit është shembur minarja e xhamisë Selahatin Oglu.