Kulturë Më shumë

NJË RRUGË ME EMRIN FIQRI HASANAGA

Prej tvteuta11:59, 18 Maj 2015

Komisioni komunal për emrimin e rrugëve dhe shesheve tashmë i ka  diskutuar edhe aprovuar propozimet që  kanë arritur në adresën e kësaj trupe kuvendore komunale mbi emrimin e rrugëve dhe shesheve  të qytetit të Ulqinit dhe të zonave rurale të kësaj komune.

Televizioni Teuta nga burimet e përafërta të këtij komisioni merr vesh se  ndër nismave të propozuara ndodhet edhe emri i  kompozitorit  dhe veprimtarit Fiqri Hasanaga.Sipas propozimit, emrin e këtij personalitetit të kulturës,jo vetëm të Ulqinit,por edhe më gjerë, do ta bartë rruga duke filluar nga ish- fontana e deri te udhëkryqi te Shtëpia e shëndetit.

Propozimet  e miratuara nga komisioni respektiv duhet të marrë mbështetjen edhe të bashkësive lokale.Përveç emrit Fiqri Hasanaga,janë deponuar edhe emrat Edit Durham, Pavle Mijoviq etj.Pas verifikimit ne Bashkësitë lokale,propozimet do të jenë në  duart e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio