Aktuale Më shumë

Nimanbegu: Ulqini i vetmi qytet bregdetar pa marinë. Ky është diskriminim i qëllimshëm

Prej tvteuta18:11, 9 Qershor 2023

Ulqini, i cili dikur konsiderohej qyteti më i pasur në bregdet, ndoshta edhe në Mesdhe, tani është një qytet i varfër për shkak të individëve të pasur, që kanë prona, bizneset, anijet e tyre. Ishte një mashtrim i opinionin publik se zgjidhja është në ndryshimin e njerëzve dhe jo sistemit, tha për webportalin Dan, bartësi i listës së Aleancës Shqiptare, Genci Nimanbegu.

“Për të sqaruar diskriminimin, i vetmi vend në bregdet që nuk ka një marinë është Ulqini. Nuk bëhet fjalë për një port që ka kapacitetin e portit të Tivarit, as që është i vogël sa porti i Zelenikës, por për një port që përdoret për pritje, ankorim, hipje, zbarkim njerëzish, varka turistike , anije peshkimi, varka të vogla… që do të siguronin që pronarët e anijeve të kenë ku ti mbajnë përgjatë vitit, pavarësisht nga madhësia e tyre, e ne këtë nuk e kemi .”- tha Nimanbegu. Ai shtoi se beson që ky lloj diskriminimi është i qëllimshën, prandaj Aleanca Shqiptare është e fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe si dhe forcimin e të drejtave kombëtare.

  • 1

    Radio