Aktuale Më shumë

Nikolla Tesla parashikoi shpikjen e telefonit mobil në 1926

Prej admin08:50, 11 Korrik 2021

Në një intervistë të dhënë për një revistë në vitin 1926 Nikolla Tesla bëri një sërë parashikimesh për të ardhmen e teknologjisë dhe se si ato do të ndryshonin botën. Jo të gjitha parashikimet e tij kanë rezultuar të vërteta por njëra prej tyre veçanërisht ka dalë krejt e saktë. Tesla përshkroi në detaje të sakta atë që neve sot e quajmë telefoni mobil.

“Kur teknologjia wireless të zbatohet plotësisht, e gjithë Toka do të shndërrohet në një tru të madh, ku gjithçka do të jenë pjesë e një tërësie reale dhe ritmike. Ne do të jemi në gjendje të komunikojmë me njëri-tjetrin menjëherë, pavarësisht nga distanca. Jo vetëm kjo, por përmes televizionit dhe telefonisë do të shohim dhe dëgjojmë njëri-tjetrin aq përsosmërisht sikur të ishim ballë për ballë, pavarësisht nga distancat  e mijëra kilometrave; dhe instrumentet përmes të cilave do të jemi në gjendje të komunikojmë do të jenë jashtëzakonisht të thjeshta krahasuar me telefonin tonë të tanishëm. Njeriu do të jetë në gjendje ta mbajë një të tillë në xhepin e jelekut.

Ne do të jemi në gjendje të dëshmojmë dhe dëgjojmë ngjarje që po ndodhin – si inaugurimi i një presidenti, luajtja e një loje të Kampionatit Botëror, pasojat e një tërmeti ose zhvillimi i një lufte – sikur të ishim të pranishëm “.

  • 1

    Radio